Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka ndarë mirënjohje dhe një shumë simbolike prej 50 eurosh për 52 mësimdhënësit më të dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2020-2021.

Ai me këtë rast ka thënë se edukimi i mirëfilltë është baza e zhvillimit të shoqërisë.

“Përkrahja për mësimdhënësit nuk do të mungojë asnjëherë dhe kështu do të vazhdojmë që së bashku të shënojmë rezultate edhe më pozitive në avancimin e arsimit në komunën tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook./21Media

Sot në këtë ditë të shënuar historike, në këtë ditë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ditën e Mësuesit,…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Sunday, 7 March 2021