Ndahet çmimi “Fiction 2021”: Libri i Susanna Clarke fiton çmimin e parë
Autorja britanike Susanna Clarke ka fituar Çmimin “Fiction 2021” për romanin e saj të dytë “Piranesi”.
Romancierja Bernardine Evaristo, kryetarja e jurisë vlerësuese, tha se ajo dhe kolegët e saj “donin të gjenin një libër që shkruhej përmes duarve të lexuesit.”
“Me romanin e saj të parë në 17 vjet, Susanna Clarke na ka dhuruar një fluturim origjinal, i cili ndërthur zhanret dhe sfidon paragjykimet.Ajo ka krijuar një botë përtej imagjinatës sonë më të egër që na tregon gjithashtu diçka të thellë për atë që është të jesh njeri.”
Clarke e mori çmimin gjatë një ceremonie në Londër të mërkurën. Autorja, e cila u sëmur gjatë promovimit të librit të saj të parë dhe u diagnostikua me sindromën e lodhjes kronike, ia kushtoi fitoren grave të tjera.
“Siç do ta dini disa prej jush, “Piranesi” u ushqye, u shkrua dhe u publikua gjatë një sëmundjeje të gjatë,” i tha ajo auditorit.
Piranesi, personazh i romanit, jeton kryesisht vetëm në shtëpi, me labirintin e tij të sallave të mëdha dhe mijëra statuja, me baticat që rrjedhin nëpër shkallët dhe retë që lëvizin nëpër dhomat e sipërme.
Në fletoret e tij, “Piranesi” bën një regjistrim të kujdesshëm të asaj që sheh.
Susanna Clarke krijon një botë intriguese, gjithëpërfshirëse në mënyrë që të eksplorojë tema duke përfshirë vetminë dhe kujtesën. Stilistikisht eksperimental, romani është përshkruar si “një udhëtim i plotë ” nga Bernardine Evaristo.
I themeluar në vitin 1996 për promovuar fictionin nga gratë, çmimi është i hapur për çdo grua që shkruan romane në gjuhën angleze./Oranews