Arrestohet “hajni” i 15 vjedhjeve

J.H 31-vjeçar sot është arrestuar nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer rreth 15 vjedhje.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: -J.H . mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka thë Ahmeti.
I  dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari./21Media

Back to top button