Ndahet nga jeta artisti Piro Mani

 

Artisti shqiptar Piro Mani ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare në SHBA, ku jetonte prej gati dy dekadash me bashkëshorten Pavlina Mani dhe fëmijët e tyre.

Regjisori dhe pedagogu i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Bashkëshort i aktores së mirënjohur Pavlina Mani. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.Shfaqjet kulminante të tij janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12-të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet.

Back to top button