12 raste me Covid-19, asnjë viktimë

 

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë bërë 2.676 testime.

Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.

Në total numri i rasteve aktive është 1.652./21Media

Back to top button