Ndahet nga jeta avokati Bajram Kadriu

 

Është  ndarë  nga jeta avokati i njohur shqiptar Bajram Kadriu. Lajmi është  bërë  i ditur nga kryetari i Gjilanit, Lufti Haiziri. Ai  ka vlerësuar lart veprën e Bajramit dhe po ashtu ka shprehur ngushë llime për vdekjen e tij.

“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im”, ka shkruar Haziri.

Kadriu përvec avokat ishte kryetar i Gjykatës në Gjilan, si dhe kryeprokuror./21Media

Back to top button