Ndahet nga jeta në moshë të re DJ shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshë të re DJ nga Prishtina, Erin Godanci.
Lajmin e hidhur për vdekjen e Erinit e bën të ditur vet familjarët, përmes Facebook-ut.
Godanci 27-vjeçar ishte ndër DJ më të njohur në kryeqytet, ndërsa ka përformuar në pothuajse gjitha lokalet e njohura në Prishtinë.
“Miq dhe familjar, Me dhimbje te thelle ju njoftojme, qe sot me 11.01.2022 , nderroj jete me i dashuri yne, djali jone Erin Godanci. Varrimi i te ndjerit behet neser me date 12.01.2022 ne varrezat e Dragodanit ne ora 14:30. Allahu te shperblefte me xhenet djal im. Drite past shpirti yt i bardh”, ka shkruar babai i të ndjerit në Facebook.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e mërkurë) më datë 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit, në ora 14:30./21Media

Back to top button