Ndalen sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës

Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sirenat e alarmit për grumbullim të qytetarëve në rast rreziku.
Ato ishin aktivizuar rreth orës 17:45, pas së cilës serbët lokalë kanë vendosur barrikada në Rudare e Varage.
Kjo vjen një ditë para hyrjes në fuqi të reciprocitetit ndaj letërnjoftimeve dhe targave të lëshuara nga Serbia.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak./kp

Back to top button