Ndalet nga operimi njësia B1, pritet të kthehet në qarkullim nesër

Njësia B-1 e Termoncentralit “Kosova B” është aktualisht jashtë funksionit. Kjo njësi është ndaluar nga operimi të enjtën pas mesnatës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Ai ka thënë se janë identifikuar se ku kanë qenë defektet dhe se njësia pritet të kthehet në operim nesër në mesditë.

“Njësia B-1 është ndalur nga operimi me dt. 04.01.2024 pas mesnate si pasojë e rritjes së humbjes së ujit, njësia nuk është nominuar nga TC-B për dt. 05.01.2024. Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, ka thënë Bucolli./21Media

Back to top button