Sveçla dhe Krasniqi kanë vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë asetit të Liqenit të Ujmanit.

Bashkë me ta ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, transmeton rtv21.tv.

Këtë e ka bërë të ditur Sveçla përmes një postimi në rrjete sociale.

“Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tone”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka shtuar se bashkë me ekipin e zyrtarëve policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit kanë biseduar për nevojën e avansimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit kufitar.

Po ashtu është zotuar se mbështetja e tij nuk do t’i mungojë Policisë së Kosovës për të garantuar siguri e integritet në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button