Ndalet qarkullimi në pikën kufitare në Han të Elezit, shkak zjarret në Maqedoninë e Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi i veturave në afërsi të tunelit në Stankovec në Maqedoninë e Veriut për shkak të zjarreve.

“Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec”, thuhet në njoftim.

Përmes një postimi në Facebook bëhet e ditur se Policia e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas.

Për këtë arsye, bëhet e ditur se nuk ka qarkullim në hyrje të PKK Hani i Elezit.

Gjendja me zjarre është përkeqësuar edhe në Kosovë.

Back to top button