Ndalimi i dinarit, Daçiq: Kurti po cenon dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me vendimin për ndalimin e dinarit në Kosovë po cenon dialogun dhe po sajon lëvizje që mund të pengojnë procesin e negociatave.

“Në këtë aspekt, sigurisht që nuk jemi të befasuar nga lëvizje të tilla, sepse ai vazhdimisht po del me disa lëvizje të reja që mund të pengojnë procesin e negociatave në planin afatgjatë. Ai në fakt po minon dialogun e mëtejshëm”, tha Daçiq, raporton Tanjug.

Daçiq tutje ka shtuar se ndalimi i dinarit në Kosovë e vështirëson jetën e përditshme të serbëve.

Back to top button