Erdogan: Turqia është gati të presë samitin Rusi-Ukrainë
Turqia është e gatshme të presë samitin ruso-ukrainas, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sonte, i cili priti në Stamboll homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne jemi të gatshëm të presim një samit paqeje në të cilin do të marrë pjesë Rusia,” tha Erdogan në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zelensky.
Erdogan përsëriti “mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të aleatit (të tij) strategjik, Ukrainës.
“Duke vazhduar të shprehim solidaritetin tonë me Ukrainën, ne do të vazhdojmë të punojmë për t’i dhënë fund luftës dhe në favor të një paqeje të drejtë dhe të negociuar”, tha Erdogan.
Lidhur me mekanizmin e ri për të garantuar sigurinë e trafikut tregtar në Detin e Zi, Erdogan konfirmoi “qëllimin e tij për të arritur një marrëveshje midis palëve”, duke thënë se ishte i gatshëm të ofronte ndihmë.
Qe nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Erdogan e ka ofruar veten disa herë si ndërmjetës në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit.
Turqia, anëtare e NATO-s, është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.