Ndalimi i naftës do të godiste rëndë Hungarinë

Propozimi i Komisionit Evropian për të ndaluar të gjitha importet e naftës ruse nga toka dhe deti goditi veçanërisht rëndë Hungarinë – për arsye ekonomike dhe politike.

Rrjeti i tubacioneve të naftës Druzhba ishte hapur në 1964 për të furnizuar vendet e Traktatit të Varshavës të Evropës Lindore.

Rafineria Szazhalambatta e Hungarisë në jug të Budapestit dhe rafineria Slovnaft e Sllovakisë në Bratislavë, ishin projektuar për të rafinuar naftën e rëndë bruto ruse përmes këtij rrjeti.

Si Hungaria ashtu edhe Sllovakia janë pa dalje në det, pa akses në furnizime alternative nga deti – Sllovakia merr 96% të naftës së saj nga Rusia dhe Hungaria 64%, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Arsyeja tjetër që propozimi i Komisionit dëmton Hungarinë është politike.

Qeveria Fidesz e Viktor Orban është tashmë në mosmarrëveshje me Komisionin për një gamë të gjerë çështjesh të sundimit të ligjit.

Ajo është thellësisht e izoluar në Evropë, e akuzuar se ende ushqen marrëdhënie të mira me Vladimir Putinin, pikërisht për përfitimet e naftës, gazit.

Qeveria e ka bërë të qartë se do të vërë veton ndaj propozimeve të Komisionit. Ajo kërkon një përjashtim të plotë për naftën bruto ruse të dorëzuar nga tubacioni./21Media

Back to top button