Arrestohet hajni i pyjeve

Sot rreth orës 16:50 është arrestuar një 35 -vjeçar i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”.
R.T është i dënuar me 120 ditë burg.
Policia ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit i dënuari me inicialet R.T është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka thënë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./21Media

Back to top button