Ndalohen pesë personat që u përleshën në seancë gjyqësore

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet se derisa ka qenë duke u mbajtur një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, fillimisht janë fjalosur mes vete me pas janë përleshur fizikisht.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00. Raportohet për lëndime të lehta trupore të cilat i kanë pësuar palët.
Me vendim të prokurorit, 5 personat e përfshirë në rast janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa personi i gjashtë për të cilin ka qenë duke u mbajtur seanca gjyqësore është dërguar në paraburgim.
Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button