Tre të vdekur nga shtënat me armë në parkingun e një kishe

Një burrë qëlloi dhe vrau dy gra në parkingun e një kishe në shtetin e Iowa të enjten dhe më pas vrau edhe vetën, njoftoi policia
Të shtënat me armë në Iowa ndodhën menjëherë pasi Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbi dhunën me armë pas të shtënave masive në Buffalo, Nju Jork; Uvalde, Teksas, Oklahoma, javët e fundit.
Të shtënat në Ioëa ndodhën jashtë Kishës Cornerstone, një kishë e krishterë fundamentaliste në lindje të qytetit të Ames, derisa po zhvillohej një program brenda kishës, tha Nicholas Lennie, zëvendës shefi i Zyrës së Sherifit të Qarkut.
Kur policët mbërritën në vendngjarje, ata gjetën të tre të vdekur, tha Lennie, duke shtuar se ai nuk mund të jepte identitete dhe as të zbulonte se çfarë mund të ketë qenë marrëdhënia mes tyre.
“Ky duket të jetë një incident i izoluar, me një gjuajtje të vetme,” tha Lennie.
Biden i kërkoi Kongresit të ndalojë armët sulmuese, të zgjerojë kontrollet e sfondit dhe të zbatojë masa të tjera të kontrollit të armëve për të adresuar të shtënat masive.
“Mjaft, mjaft!”, tha presidenti.
Shtetet e Bashkuara janë tronditur javët e fundit nga të shtënat masive nga të cilat mbetën të vdekur 10 banorë me ngjyrë në veri të Nju Jorkut, 19 fëmijë dhe dy mësues në Teksas , dy mjekë, një recepsionist dhe një pacient në Oklahoma.
Ndërkohë një tjetër një tjetër rast ndodhi po ashtu të enjten një person plagosi me armë zjarri dy persona tjerë që merrnin pjesë në një varrim në varrezat në Racine, Wisconsin./21Media

Back to top button