Gjermania miratoi sot përfundimin e financimeve publike për partitë politike më ekstremiste

Gjermania miratoi sot përfundimin e financimeve publike për partitë politike më ekstremiste

Deputetët votuan një ndryshim të Ligjit Themeltar gjerman, Kushtetuta demokratike e pas-luftës për të përjashtuar sistemin e financimit publik të atyre partive që janë armiqësore.

Kjo masë synon kryesisht për të privuar nga e drejta e financimit partinë nacional-demokrate të Gjermanisë (NPD), formacion i ekstremit të djathtë me qasje të theksuara radikale të Gjermanisë.

“Shteti nuk ka për të financuar ata që duan ta shpërbëjnë”, u shpreh para votimit deputeti konservator Volker Ullrich (CDU-CSU).

Më shumë se dy e treta e deputetëve votuan pro kësaj mase. Projekti ishte mbështetur nga partitë e koalicionit qeverisës të formuar nga konservatorët e kancelares Merkel dhe social-demokratët./21Media