Berxulli ka folur për fushatën në Shqipëri

Berxulli ka folur për fushatën në Shqipëri

Dashamir Berxulli ka folur për fushatën e partive politike në Shqipëri ku tha se njerëzit gjatë kësaj kohë dëgjojnë gjëra të mira, shkruan rtv21.tv

“Duke qenë se njerëzit janë të varfër, duke qenë se vendi s’ka bërë hapat e duhur në kuptimin ekonomik, në kuptimin e mirëqenies, në kuptimin e sigurisë, social dhe kulturor, premtimet negjisin te njerëzit pasi që ata gjatë kësaj kohe ndëgjojnë gjëra të mira dhe kjo për një popull të varfër është bazike”, tha Berxulli në “Click“ të RTV21.

Opinionisti Berxulli më tej tha se shumica e premtimet që janë dhënë në fushatën zgjedhore në Shqipëri nuk do të realizohen ashtu siç nuk ishin realizuar premtimet e PS në vitin 2013./21Media