Ndalohet fluturimi pasi pasagjerët kishin në telefona fotografi të aksidenteve
Një aeroplan turk me 160 persona në bord u kthye në aeroportin e Izraelit pasi pasagjerët morën fotografi të rrëzimit të avionëve në telefonat e tyre, thanë zyrtarët e aviacionit për mediat.
Piloti i AnadoluJet 737 vendosi të anulojë ngritjen në aeroportin Ben Gurion të martën, më 10 maj, kur pasagjerët u thanë shoqëruesve për fotot, raportoi BBC News.
Fotot treguan “një përplasje të një avioni turk në Holandë në vitin 2009 dhe një aksident në San Francisko në vitin 2013” së bashku me pamjet nga brenda fluturimit të AnadoluJet, transmeton rtv21.tv.
Fotot duket se janë dërguar nga AirDrop, i cili lejon që imazhet të dërgohen në iPhone-ët e afërt të Apple, sipas publikimit.
Pasagjerët u detyruan të dilnin jashtë, ndërsa bagazhet u kontrolluan edhe një herë.
Disa të rinj izraelitë janë si të dyshuar për rastin dhe janë marrë në pyetje. Ata mund të përballen me akuza për shpërndarje të informacionit të rremë, thanë zyrtarët e Autoritetit të Aeroportit të Izraelit.
Fluturimi, i nisur për në Stamboll nga Tel Avivi, u ngrit pas një ri-inspektimi disa orë më vonë.
Pasagjerët që dëshironin të ri-prenotonin fluturimet e tyre u lejuan ta bënin këtë./21Media