Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar një karrocë tërheqëse të ngarkuar me kafshë dhe produkte të dyshuara si mallra kontrabandë në fshatin Dumnicë, në komunën e Podujevës.
Rasti ka ndodhur më 12.03.2025, rreth orës 16:10.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se në karrocë janë gjetur dy desh, një dhi, një qengj, gjashtë paleta pula me rreth 66 pula.
“Nga njësitë policore është ndaluar një karrocë tërheqëse të cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar, e cila dyshohet se në brendi të Serbisë ishte ngarkuar me kafshë. Në karrocë ishin të ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj, gjashtë paleta pula (rreth 66 copë pula)”- thuhet në raportin e policisë.
Për rastin është njoftuar prokuroria, ndërsa malli është marrë nga dogana dhe është dërguar në terminalin doganor. /21Media