Ndalohet lansimi i “Spiderman: No Way Home” në Kinë

Sony Pictures ka raportuar se ka refuzuar kërkesën nga qeveria kineze që të heqë një skenë ku shihet Statuja e Lirisë në filmin “Spider Man: No Way Home”.
Kjo lloj polemike ndodhi kah fundi i vitit 2021, kur përgjegjës të Sonit kërkuan me ngulm që të siguronin një datë lansmi të filmit në Kinë, thuhet sipas një raporti të Puck.
Edhe pse Statuja e Lirisë ka një rol të madh në film, mbikqyrësit kinez kanë insistuar që ajo të heqet nga filmi në mënyrë digjitale.
Kur Soni refuzoi këtë kërkesë, qeveria kineze kërkoi që në film të minimizohet ikona e lirisë Amerikane, me heqje të pjesëve kyçe dhe me errësim të dritës, për ta bërë të paqartë statujën, gjë të cilën studioja Soni po ashtu refuzoi të bëjë.
Filmit “Spider Man: No Way Home”, i cili në Amerikën Veriore fitoi $805 milion, nuk iu caktua asnjëherë data e lansimit në Kinë. Atij iu ndalua shfaqja në kinematë kineze, por arsyeja për këtë nuk është bërë e qartë asnjëherë.
Studioja filmike “Marvel” nuk ka lansuar film në Kinë që prej filmit “Spider-Man: Far From Home” në vitin 2019. Ky film atje fitoi $200 milion.
Javën e kaluar, Kina ndaloi zyrtarisht edhe lansimin e filmit të”Marvel, “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”.
Nuk është dhënë arsye as për këtë, megjithatë dihet se filmi ka xhidosur partinë komuniste kineze me përfshirje të një sekuence të shkurtër ku shihet një pjesë nga gazeta Epoch Times. Kjo gazetë kundërshton Partinë Komuniste Kineze, andaj besohet se kjo edhe është arsyeja pse është penguar lansimi i këtij filmi.
Në filmin “Doctor Strange” me rol paraqitet edhe një personazh lezbik, gjë që ka bërë që të ndalohet lansimi i tij edhe në Arabinë Saudite.
Sa i përket filmave të Marvel, ata para pandemisë arrinin sukses të madh në Kinë.
Zyrtarisht, Partia Komuniste Kineze lejon lansimin e vetëm 34 filmave të huaj në Kinë çdo vit, por refuzimi i kërkesave të qeverisë kineze për filmin Spider-Man vitin e kaluar ka vështirërësuar punën më shumë që të sigurohen data për lansim të bllokbasterëve amerikan.
Në fillim të këtij viti, platformat kineze censuruan edhe disa pjesë nga seria ikonike “Friends,” që është shmë e popullarizuar atje.
Në përgjithësi, SHBA-të me Kinën kanë zhvilluar një radhë polemikash sa i përket fushës së filmit, por edhe të muzikës. Edhe Lady Gagas tani për tani i ndalohen turnetë në Kinë pasi që ajo zemëroi zyrtarët e vendit për takimin që pati me Dalai Lama në vitin 2016.
Në anën tjetër, Justin Biber nuk mund të udhëtojë për në Kinë që prej vitit 2017. Arsyeja është se ai hidhëroi liderët kinez për postim të një fotografie të tij në një faltore duke nderuar liderët e ushtrisë japoneze. Kina këtë sjellje e quan “të keqe”./21Media

Back to top button