Ndalohet nga Policia drejtori i “VisaMetric”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar drejtori i kompanisë “Visametric” për “Mosekzekutim të vendimeve gjyqësore”.

Sipas njoftimit për media, prokurorja e shtetit pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O. shtetas turk, me aktvendim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, derisa iu bëjmë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata Komerciale ka marrë vendim që kompanisë “Visametric” t’i ndalohet që t’i detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Avokati Flamur Abdullahu ka njoftuar se ky vendim është marrë pas padisë kolektive që ka bërë ai ndaj kësaj kompanie lidhur me këtë çështje.

Abdullahu ka publikuar vendimin e gjykatës në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se vlera prej 30 euro për person është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Back to top button