Çitaku për Qeverinë Kurti: Nuk kanë ide konkrete se si ndihmohet qytetari

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Qeveria Kurti po sillet si administratorë të dobët të taksave të qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit

“Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime. Sillen si administratorë të dobët të taksave tona”, ka shkruar Çitaku.

Për nënkryetaren e PDK-së, kjo qeveri nuk ka ide konkretete se si duhet ndihmuar qytetarët, e poashtu se si tndihmohet edhe sektori privat, dhe se sipas saj nuk kanë vizion.

“Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet. Pa investime kapitale. Pa vizion”, ka përfunduar Çitaku në Facebook. /21Media

Back to top button