Ndalohet një furgon që po transportonte drunj ilegalisht nga Malet e Sharrit

Në Brod të Shtërpcës është ndaluar një furgon që po transportonte ilegalisht drunj nga Malet e Sharrit.

“Policia, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, forcat e rendit kanë ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë.

Back to top button