​Ndalohet një i dyshuar në Jarinjë, kërkohej për disa vepra penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj të marte në orët e mbrëmjes, në pikëkalimin kufitar Jarinjë është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; “krim i organizuar”, “marrje e mitos” dhe “keqpërdorim i autorizimit”.

Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./21Media

Back to top button