Ndalohet një person për kalim të paautorizuar të kufirit, i gjenden 1300 litra derivate

Policia e Kosovës informoi se sot rreth orës 8:50 në Leposaviq ndaloi një furgon, ”Renault Master” ngjyrë blu me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale T.E. Sipas policisë, gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit u konstatua se i dyshuari transportonte derivate prej rreth njëmijë e treqind (1300) litrash, si dhe në automjetin e tij me targa të Serbisë nuk kishte të vendosura stikersat në targa.
”Gjatë kryerjes së detyrave të rregullta patrulluese në zonën e fshatit Tresavë policia ka ndaluar personin e dyshuar të lartcekur me iniciale dhe me adresë vendbanimi në Novi Pazar – Republika e Serbisë, i cili dyshohet se kishte kryer veprime të kundërligjshme, kalim të paautorizuar të kufirit dhe dyshohej për kontrabandë.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore./21Media


Back to top button