Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndalohet personi që dyshohet se ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
I dyshuari më datë 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.
Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka thënë se do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button