Ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të rrugës Ferizaj-Prishtinë, shkak sasia e madhe e ujit

Si pasojë e pranisë së madhe të ujit në rrugë, në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve.
Përmes një njoftimi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.
Poashtu është thënë se vendimi për bllokimin e qarkullikit të automjeteve në këtë rrugë është marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompanitë për mirëmbajtje të rrugës./21Media