Ndalohet qytetari që tentoi të votojë me “laps me kamerë”

I ndaluri ka deklaruar që nga një subjekt politik i janë ofruar 15 euro për të xhiruar votën e tij

Menaxheri i qendrës së votimit 2042a në Prizren, Tahir Krasniqi ka thënë për Rtv 21 se në këtë qendër është ndalë një qytetar i cili ka tentuar të votojë me “laps me kamerë”.

Burime të Rtv 21 në Prizren thonë se i ndaluri ka deklaruar që nga një subjekt politik i janë ofruar 15 euro për të xhiruar votën e tij të cilën duhet t’ia jepte partisë e cila i ka ofruar të hollat, raporton rtv21.tv

Ndryshe në këtë qendër të votimit ka qytetarë të cilët ankohen që nuk janë duke e gjetur emrin në lista, edhe pse kjo ka qenë qendra e votimit ku kanë votuar edhe herave të kaluara./21Media

Back to top button