Ndalohet shfaqja e filmit “Barbie” në Vietnam

Filmi i ri “Barbie”, në të cilin me rolet kryesore paraqiten Margot Robbie e Ryan Gosling, nuk do të shfaqet në Vietnam.

Lajmin për këtë e bënë të ditur mediet vietnameze. Sipas tyre, shkak për këtë është se në film është një skenë e cila tregon një hartë në të cilën shihet një territor i Vietnamit, për të cilin Kina pretendon se është i saj.

Kina ka vazhduar të thotë se zotëron pjesën për të cilën Vietnami e konsideron si pjesë të ndarë të tij bregdetare, përkundër asaj se në vendimin e gjyqit që u mor në Hagë në vitin 2016, Kina nuk ka bazë ligjore për posedim të saj.

Filmi “Barbie”, regjinë e të cilit e ka bërë Greta Gerwig, që u planifkua të lansohet me 21 korrik, është i fundit që u ndalua për lansim në Vietnam për shkak të këtij problemi.

Për këtë arsye u ndalua edhe shfaqja e filmit Abominable në vitin 2019, ashtu siç u ndalua më vonë edhe edhe filmi i vitit 2022 Uncharted.

Pas luftës së II botërore, qeveria kineze e asaj kohe krijoi një hartë me Ishujt e Detit Jugor me 11 viza që caktojnë kufinjtë e asaj që thuhet se është territori i saj brenda rajonit, këtë bazuar në eksplorimet shekullore detare.

Më vonë në vitin 1950, kryetari Mao hoqi dorë nga pohimet për Gjirin e Tonkin në Vietnam, duke hequr kështu dy viza, edhe pse duke mbajtur kështu pjesën më të madhe mbi det.

Sot, Deti Jugor Kinez është një prej rrugëve vendimtare në planet, që ka pasuri natyrore si naftë e gas. Prej vitit 2009,

Kina nxiti një mosëmarrëveshje tjetër të madhe me pranim të hartës në Kombet e Bashkuara, ku shihen vija me nëntë pika.

Sa i përket hartës me nëntë pika të përfshirë në filmin “Barbie”, nuk është bërë e qartë se si përfundoi ajo në atë skenë./21Media

Back to top button