Ndalohet shitja e afër 50 mijë paketimeve të hurmave në Kosovë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndaluar shitjen e 49,352 paketimeve të produktit hurma për mos përputhje të peshës së deklaruar në parapaketim, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve të zakonshme që Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, , është hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së deklaruar të produkteve.

“Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti. Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave kanë konstatuar së produktet hurma të peshës 550 gram dhe 600 gram nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në parapaketim dhe të njëjtat nuk e plotësojnë kriterin e mesatares dhe atë të përmbajtjes në etiketë.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se si rrjedhojë, subjektet ekonomike janë obliguar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi, përkatësisht të vendosin deklaracionin me peshën e saktë të produkteve, dhe në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi./21Media

Back to top button