Ndarja e çmimeve “Oscars 2022”
Edicioni i 94-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve, “Oscars 2022” po mbahet sonte në Teatrin “Dolby” në Los Angeles.
Këtë vit, për herë të parë në histori, prezantuese të mbrëmjes janë tri femra: Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes.
38 filma janë nominuar gjithsej në kategori të ndryshme.
Vendi i ku organizohet ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve Oscar është Dolby Theatre që i ka 3.300 ulëse.
Ndryshe, vitin e kaluar ceremonia për shkak të pandemisë COVID-19 zhvendosi shfaqjen në Stacionin Union në qendër të Los Angeles./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?