Ndërhyrje restauruese dhe konservuese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka njoftuar se me shumë kujdes dhe duke i kushtuar rëndësi çdo detaji po zhvillohen ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren.
Aktualisht po punohet në rehabilitimin e pjesëve të brendshme.
Hamami i ndërtuar në vitin 1574 është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.
“Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, thuhet në shkrimin e MKRS në Facebook./21Media

Back to top button