Ndërhyrjet estetike, pse duan të duken si dikush, flet psikologu Petrit Thaçi

Sonte në emisionin “21 Gradë” është diskutuar për fenomenin e ndërhyrjeve estetike.
Tentimi që të imitohet profili i dikujt tjetër me anë të ndërhyrjeve estetike sipas psikologut Petrit Thaçi e vë në pah problematikën me rrënjë të thella të indentitetit.
“Në këto raste do të kishte qenë mirë që edhe rrjedha e mjekësisë me natyrë të ndërhyrjeve estetike të integrojë brenda vetes këtë domosdoshmëri e një qartësimi dhe trajtimi psikologjik para vendimeve të tilla”, ka thënë psikologu Petrit Thaçi.

Emisioni veror “21 Gradë” transmetohet nga e hëna në të shtunën nga ora 21:30 deri në 23:00 në RTV21 në Kosovë dhe në TV21 në Maqedoninë e Veriut.
Mos harroni të shoqëroheni me Radiotelevizionin 21 dhe me emisionin “21 Gradë”, që edhe këtë verë të freskojë mbrëmjet tuaja./21Media

Back to top button