​Ballkani fiton bindshëm në San Marino

Futbollistët e Ballkanit sonte kanë shënuar fitore në përballjen e parë ndaj skuadrës La Fiorita si mysafir.
Kampioni i Kosovës ka shënuar katër gola dhe me pak më shumë fat fitorja e suharekasve do të ishte edhe më e thellë.
Ballkani e ka nisur mirë ndeshjen duke shënuar dy gola qysh në pjesën e parë përmes Korenicës në minutën e 6-të dhe Rrahmanit në minutën 23.
Ky i fundit në fillim të pjesës së dytë, përkatësisht 50, ka shënuar edhe golin e tij të dytë, përkatësisht të tretin për Ballkanin.
Që fitorja të jetë edhe më bindëse, është përkujdesur Berisha përmes golit të shënuar në minutën 73.
Ndeshja e kthimit, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të zhvillohet më 26 korrik.

Back to top button