Nderim Saraçi fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar “Petrovac 2021”

 
Nderim Saraçi, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar të shahut “Petrovac 2021”.
Shahisti kosovar, Nderim Saraçi, arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin e 11-të Mesdhetar të shahut, që prej 18 – 26 qershor 2021 u mbajt në Petrovac të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e 20 shteteve.
Saraqi mblodhi 7.5/9 pikë, duke arritur të fitojë edhe normën e parë për titullin kryemjeshtër dhe 24.7 pikë elo (rejting).
Për suksesin e Nderimit, ka shkruar sot edhe Unioni Evropian i Shahut. Ky është suksesi më i madh ndonjëherë për ndonjërin nga shahistët nga Kosova.
Nderimi fitoi medaljen pas 125 lëvizjeve dhe gjashtë orë lojë ndaj kryemjeshtrit turk, Sebal Vehap.

Back to top button