Ndërprehen kërkimet për personin që është hedhur nga Ura e Fshajt

 

Janë ndërprerë kërkimet për 47 vjeçarin që është hedhur dje nga Ura e Fshajt në Gjakovë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se kërkimet janë ndërprerë shkaku i kushteve atmosferike.

“Pas vezhgimit te terenit dhe ne veqanti shtratit të lumit janë nderpre kerkimet, me arsyetim kushtet e pamundeshme te kërkimit nga uji dhe te rreshurat atmosferike. Per vazhdimin e ketij operacioni do te njoftoheni”, ka bërë të ditur Xhurkaj./21Media

Back to top button