Në rrethojat e Kuvendit të Kosovës sot është vendosur një pllakë me shkrimet” Lëvizja Vetëvendosje! Nëndega-Presidencë, kryetare: Vjosa Osmani”.

Partia Socialdemokrate përmes këtij aktiviteti ka theksuar se sot po përurojnë nëndegën e kësaj zyre, e që sipas tyre është e LVV-së.

Sipas tyre, Osmani po punëson njerëz.

“Ne kemi qenë dëshmitare se si institucionet janë kapur më herët. Por tash Albin Kurti po don t’i marrë krejt dhe në emër të çkapjes po përdoret Osmani dhe po përdor shantazhin e kërcënimit. Kjo do të cenojë demokracinë dhe lirinë e qytetarëve dhe do të rritet rezistenca edhe më tej”, tha Nol Nushi.

Pas “përurimit” të kësaj zyre, siç e quajti PSD, janë shtuar forcat policore pranë rrethojave të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, ky aktivitet ka përfunduar.