Ndërpritet protesta e transportuesve në Gjilan

 

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se transportuesit publik të udhëtarëve kanë ndërprerë protestën dhe kanë filluar punën, duke ofruar shërbime për qytetarët në të gjitha vijat që ishin pezulluar më parë.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka bërë të ditur se në takimin e përbashkët me shoqatën e transportuesve “Anamorava” dhe menaxhmentin e NPL “Stacioni i Autobusëve”, është arritur mirëkuptim për vazhdimin e marrëveshjes bazë të nënshkruar me shoqatën e transportuesve “Anamorava” për lirimin prej 50 % për peron deri me 15 Shtator 2020 dhe largimi i taksistëve ilegal.

Komuna e Gjilanit, respektivisht Dejtoria e Inspekcionit dhe inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të intensifikojnë aktivitetet për mbikëqyrjen në kuadër të kompetencave ligjore dhe përgjegjësive që kanë të vazhdojnë me aktivitete të rregullta në teren, për të parandaluar operimin e taksive ilegalë. Me qëllim të mbështetjes së sektorit privat, për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi corona, kryetari Lutfi Haziri, brenda kapaciteteve dhe kompetencave, ka marrë masa lehtësuese për bizneset dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për tejkalimin e krizës,  duke ka ndikuar edhe në sektorin publik, pasi janë kufizuar mundësitë për realizimin e investimeve kapitale publike“, thuhet në njoftimin e kësaj komune./21Media

Back to top button