​Tre kandidatë në garë për rektor të UP-së

 

Ka nisur mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ku pritet të zgjidhet rektori i UP-së.

Për këtë të fundit në garë janë Naser Sahiti, Blerim Rexha dhe Faton Berisha, intervistimi i të cilëve pritet të zgjasë deri rreth orës 13:00.

Më pas do të ketë një konferencë për media nga Këshilli për të prezantuar rektorin e ri.

Ndërkohë, mediet u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të mbledhjes.

Back to top button