Ndërpritet seanca, s’ka konstituim të Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: Protagonistët s’kanë vullnet
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.
Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.
“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria”, tha ai.
Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryetar Dimal Bashën dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve.
Ndërkohë, deputetët nuk kanë votuar kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar. Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00. /kp
Abdixhiku i quan ish-opozitë PDK-në dhe AAK-në pasi i dhanë votat për Bashën: Gabim trashanik
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidhxiku, është deklaruar pas seancës së sotme konstituive, duke e konsideruar si ‘’gabim trashanik’’ votën e PDK dhe AAK-së për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.
Abdixhiku ka paralajmëruar se Kosova mund të futet edhe në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me moszgjedhjen e nënkryetarit të parlamentit nga radhët e komunitetit jo shumicë serbe.
‘‘E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione. Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor’’, ka thënë ai para mediave.
Përpjekja e zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit përmes shortit
Verica Çeraniq deputete e Listës Serbe ishte emri i parë që u tërhoq përmes shortit për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti serb, veprim ky i bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, meqë Lista Serbe nuk pranoi të propozonte emër tjetër përpos Sllavko Simiqit për këtë pozitë, si i dyti i Kuvendit e i cili dështoi tri herë të merrte votat e deputetëve.
Duke u thirrur në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë, kryetari i ri i Kuvendit i kërkoi Listës Serbe ta propozonin një tjetër emër, por ata insistuan në emrin e deputetit Simiq.
Por, për të nuk pati asnjë votë për, 51 ishin kundër e 20 abstenime.
Sërish emri i saj u tërhoq nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, edhe në tentimin e dytë ajo nuk mori votat e mjaftueshme për t’u ngjitur në pozitën e nënkryetares së Kuvendit që përfaqëson komunitetin serb.
Ndërkohë, kandidati i tretë që u tërhoq në short ishte Stefan Kovaçeviq i Listës Serbe, dhe i njëjti nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme meqë nuk pati asnjë votë për , 48 kundër e 19 abstenime.
Liljana Stefanoviq emri i së cilës u tërhoq në short refuzoi të ishte kandidate për nënkryetare të Kuvendit, duke u eliminuar kështu nga lista.
Rashiq bie në short, 55 votat e VV-së s’i kryejnë punë për nënkryetar
Nenad Rashiq nga Partia Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nuk i mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti serb.
Ai mori 55 vota pro, 17 abstenime dhe 1 kundër.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës abstenuan.
LDK dhe Lista Serbe nuk morën pjesë në votim, ndërkohë që AAK dhe Nisma nuk ishin në sallë.
Basha ndërpret seancën në mungesë konsensusi
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.
Seanca do të vazhdojë të enjten në ora 11:00
“Marrë parasysh situatën që gjendemi dhe kërkesat e partive tjera, në frymën e bashkëpunimit unë propozoj që ta dnërpresë seancën këtu dhe të shihemi ditën e enjte në ora 11:00”, tha Basha.
Slavko Simiqi i Listës Serbe për dy herë radhazi nuk e merr mbështetjen për nënkryetar
Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit. I njëjti nga dy herë radhazi nuk ka arritur që të emërohet në këtë post.
Nga 108 deputetë të pranishëm, 10 ishin për, 56 kundër, 21 abstenime.
Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër, ndërsa PDK ka abstenuar dhe LDK s’ka marrë pjesë në votim.
Emilia Rexhepi zgjedhet nënkryetare e Kuvendit nga komunitetet jo serbe
Emilia Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë jo serbe.
Për kanë votuar 73 deputetë, kundër një, dhe abstenuan./21Media
Haxhiu, Çitaku e Shala zgjedhen nënkryetarë të Kuvendit
Kuvendi i Koosvës vazhdoi me senacën konstituive , ku zgjodhi tre nënkrytarët e Kuvendit, Albuelna Haxhiun nga LVV-ja, Vlora Çitakun nga PDK-ja, dhe Kujtim Shalën nga LDK-ja.
Votimi u bë në pako, për votuan 101 deputetë, kundër asnjë dhe abstenime 9./21Media
Dimal Basha zgjedhet Kryetar i Kuvendit
Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai mori 73 vota pro. Kundër ishin 30 deputetë.
Pro të tij votuan edhe një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Vetëvendosje propozon sërish Dimal Bashën për Kryetar të Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish deputetin Dimal Basha për Kryetar të Kuvendit.
Krasniqi: Nëse vërtetë LVV e do Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, e votojmë
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një konferencë për media para seancës së Kuvendit tha se kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.
“Kërkesa jonë edhe sot ashtu siç ishte edhe pardje por që na u pamundësua në mënyrë arbitrare është që të takohemi me grupet parlamentare , ne nuk kemi nevojë për konsultë mes nesh sepse qëndrimi jonë është i qartë, por arsyeja ka qenë të takohemi me grupet tjera për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe para së gjithash për të u siguruar që LVV-ja vërtetë është e sigurtë që nuk dëshirorin ta japë një kandidat më të denjë më të përgatitur dhe së paku më të duhur për të qenë kryetar i Kuvendit.”, tha Krasniqi.
Më tej ai nuk e përjashtoi se mund ta votojnë Bashën, por sipas tij duan të jenë të sigurtë nëse vërtetë Vetëvendosje e do atë në këtë pozicion.
Mënyra se si e kanë propozuar , në mënyrë tendencozise, befasuese nuk ishte mënyra për ta zgjedhur vërtete, ishte taktizim për të treguar se po dëshrirjojnë ta testojnë qëndrimin tonë. Megjithatë ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë se votojmë një kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkesa për konsultë është për të iu thënë LVV-së që a jëni të sigurtë që dëshironi ta degradoni nivelin e përfaqësimit të Kuvendit të Kosovës duke vendosur një kandidat që për mendimin tonë as uk është i duhuri e as nuk i plotësojnë kriteret bazike për të qenë kryetar i Kuvendit, megjithatë nëse LVV vërtetë e konsideron se Dimal Basha apo një i tillë është kandidati më i mirë që e kanë për këtë pozicion dhe që i përfaqëson qytetarët e Republikës së Kosovës ne do ta votojmë edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron. “, tha Krasniqi.
Haradinaj: Dimali nuk është në preferencat tona, por do ta shqyrtojmë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij ende nuk ka marrë vendim se a do të votojnë pro Dimal Bashës nëse i njëjti do të propozohej nga Vetëvendosja për Kryetar të Kuvendit.
“Ne kemi preferencë, kishim preferuar Glaukun, i kemi përmendë preferencat tona. Dimali s’është në preferencën tonë. Ta shohim. Do të kishim pasë dëshirë të jenë ata që i kemi cek, ka edhe tjerë. Ta shohim edhe për Dimalin. Profili i atij që udhëheq me Kuvendin mirë kish me qenë i atij që e gëzon autoritetin dhe respektin e plotëve. Mund t’ia japim edhe Dimalit, por mendoj që edhe VV ka opsione të tjera. Ta shohim”.
Kur u pyet nga gazetarët nëse sot do të votojnë pro Bashës në rast se propozohet, Haradinaj s’pat përgjigje përfundimtare.
“S’e di për besë. S’kemi vendosur, tash kam ardhur më herët pak për ta sqaruar. Kemi mundësi përpara ta vlerësojmë çdo kandidaturë”., ka thënë Haradinaj.
Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në përpjekje për konstituimin e Kuvendit.
Pas aktigjykimit të Kushtetueses, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arritur t’i marrin votat për këtë post.
Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për sot, më 26 gusht, në orën 11:00.
Në mbledhjen e së dielës, më 24 gusht, VV-ja propozoi tre kandidatë për këtë post: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën.