Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërroi jetë në QKUK i dyshuari për tentimgrabitje në Veternik

Ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i dyshuari për tentimgrabitje që është plagosur më 17 mars në Veternik.

Lajmin për media e ka konfirmuar shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

“Po, është e vërtetë, pacienti nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve që ka marrë me armë zjarri”, ka thënë Uka.

Para nëntë ditësh një grabitje e armatosur ka ndodhur në hapësirat e jashtme të një qendre tregtare në Veternik.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button