Ndërroi jetë ortopedi Faton Morina

Ka vdekur ortopedi i njohur Faton Morina. Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

”Prof. Dr. Faton Morina përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi për Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987. Prof. Dr. Morina mbrojti temën e doktoratës në vitin 2003, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës. Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Prishtinës, në lëminë e Ortopedisë. Ishte njëri prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare, dha kontribut të veçantë në pjesën pediatrike të ortopedisë. Roli i tij në edukimin universitar dhe atij specialistik të gjeneratave të reja ka lënë gjurmë të përjetëshme”, thuhet në njoftimin e Odës.

Back to top button