Ndërtesa e qeverisë ndriçohet me fotografitë e grave që ndërtuan historinë e vendit

Agjencia për Barazi Gjinore, sonte, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografitë e grave të shquara të vendit, që nuk jetojnë më.
Dedikimi, sipas njoftimit, është bërë në kujtim të grave krijuese, artiste profesoresha universitare dhe gazetare që kanë thyer barrierat në fushat që kanë vepruar dhe kanë ndërtuar historinë e vendit me fytyrë gruaje.
Në ndërtesën e qeverisë janë vendosur fotografitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës ,Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mullës, Teuta Tmavës, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut, Shahindere Bërlajollit.

Back to top button