Kundër dhunës ndaj grave, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrë të portokalltë

Në shënim të hapjes së fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të portokalltë.

Me sloganin “Sot dhe çdo ditë tjetër!”, kjo fushatë e filluar sot, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave do të vazhdojë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.

Përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë, thuhet në një komunikatë për media.

Fushata globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave. Kjo fushatë zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore.

Ndryshe, gjatë periudhës janar-korrik 2023 u raportuan mbi 1.500 raste të dhunës në familje në Kosovë, prej tyre rreth 30 për qind u raportuan vetëm në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Back to top button