Rama: Kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë

Kryetari i Prishtinës,  Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes për shkak të përkeqësimit të motit.

“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat:  0800 122 33 ose 0800 122 44./, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button