Ndeshja Danimarkë – Finlandë do të vazhdojë nga ora 20:30

 
Shtëpia më e madhe e futbollit ka bërë zyrtare që ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:30.
Ndeshja e Grupit B mes Danimarkës dhe Finlandës u suspendua për shkak të kolapsit të mesfushorit danez Christian Eriksen, për të cilin tani është konfirmuar që është në gjendje stabile.
“Nga kërkesa e lojtarëve të dy kombëtareve, UEFA ka rënë dakord të rifilloj ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës, sot me fillim nga ora 20:30. Katër minutat e fundit të pjesës së parë do të luhen, dhe më pas do të ketë një pushim prej pesë minutave, dhe më pas fillimi i pjesës së dytë”, shkruante në komunikatën zyrtare të UEFA-s në “Twitter”.
Eriksen pësoi kolaps në fushë gjatë aksionit të Danimarkës, ku pas ndihmës së bashkëlojtarit Simon Kjaer dhe stafit mjekësor, ai gjendet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Back to top button