Ndeshja e tretë pa fitore për kampionin, mposhtet nga Drita

Ka përfunduar derbi i sotëm i Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Ballkanit, ku vendasit kanë arkëtuar pikët e plota, ndërsa për kampionin kjo është ndeshja e tretë pa fitore, pas barazimit me Prishtinën dhe humbjes nga Llapi.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, Drita e ka mposhtur Ballkanin 2:1.

Golat për vendasit i shënuan Blend Baftiu (minuta e 27’) dhe Blerim Krasniqi (minuta e 45’), kurse golin e nderit për Ballkanin e shënoi Bajram Jashanica.

Me pikët e reja, Drita ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve, aq sa ka edhe Llapi në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Ballkani vazhdon të kryesojë renditjen tabelare, ku ka 39 pikë të arkëtuara, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Dritës.

 

Back to top button