Haradinaj përkujton komandantin Lulzim Morina

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur nderimet në kujtim të jetës dhe veprës së komandantit  Lulzim Morina për nderë të 23 vjetorit të rënies së tij.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.

“Lulzim Morina, i njohur si komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta”, ka thënë Haradinaj.

Duke shtuar se Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e pamohueshëm të komandantit. /21Media

Back to top button